Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas statistikave të publikuara nga Banka Botërore, e cila publikoi raportin për Kosovën, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti tha se duke u bazuar në këtë institucion, krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka arritu të rrisë të ardhurat për kokë banori deri për 50 për qind dhe ka zvogëluar shkallën e varfërisë për 35 për qind.
“Lavda të larta për Kosovën nga “World Bank” këtë javë. Duke u bazuar në këtë institucion, në krahasim me 10 vite më parë, Kosova ka rritur për kokë banori të ardhura për 50 për qind dhe ka zvogëluar shkallën e varfërisë për 35 për qind, duke ia kaluar me përformancë shteteve tjera me të ardhura individuale të njejta”, shkroi Kurti.
High praise for Kosova from the @WorldBank this week. According to the institution, compared to 10 years ago Kosova has increased per capita income by 50% & lowered the poverty rate by 35%, "outperforming peer countries of similar per-capita income." https://t.co/sPkRslRlFw
— Albin Kurti (@albinkurti) May 14, 2023