Banka Botërore përmes një raporti të ri ka bërë të ditur se progresi kundër korrupsionit mund të arrihet edhe në kushte të vështira.
Ky raport ofron një vështrim të ri mbi disa prej qasjeve dhe instrumenteve më efektive për forcimin e llogaridhënies shtetërore.
Raporti i titulluar “Rritja e efektivitetit dhe transparencës së qeverisjes: lufta kundër korrupsionit” përqendrohet në mënyrat se si mund të rritet efektiviteti i strategjive antikorrupsion në sektorët më të prekur. Ai shërben edhe si një udhëzues mbështetës për politikëbërësit dhe drejtuesit e luftës kundër korrupsionit, në një kohë kur nevojitet punë e mëtejshme për ta përmirësuar përdorimin e instrumenteve tradicionale.
Administratorja e Bankës Botërore, Mari Pangestu, thotë se pandemia COVID-19 ka bërë që të ringjallet ekonomia për mbrojtjen e grupeve të varfra që i vuajnë pasojat më shumë.
Ajo ka thënë se progresi mund të arrihet në çdo mjedis dhe se janë të angazhuar për të punuar nga afër me partnerët në qeveri, në shoqërinë civile dhe në sektorin privat, për t’i dhënë zgjidhje korrupsionit dhe pasojave të tij.