Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim delegacionin nga Banka Botërore, ku në atë takim diskutuan për mundësitë e përkrahjes së sektorit privat.
Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, Oda Ekonomike ka treguar se Kryetari Rafuna ka pritur dje një takim me specialistin e lartë të Sektorit Financiar nga Banka Botërore, Alper Ahmet Ogzu, ku diskutuan për mënyrat e lehtësimit të të bërit biznes së Kosovë duke qenë gjithmonë të gatshëm në përkrahjen e tyre, përcjell Sinjali.
Kryetari Rafuna përmendi sfidat dhe problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sektori privat në tërësi, duke vështirësuar funksionimin e duhur të ndërmarrjeve në veprimtaritë e tyre.
Postimi i plotë:
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim delegacionin nga Banka Botërore, diskutuan për mundësitë e përkrahjes së sektorit privat
Prishtinë, 23 shtator – Kryetari Rafuna, ka pritur dje në takim Specialistin e lartë të Sektorit Financiar nga Banka Botërore, Alper Ahmet Oguz, për të diskutuar mënyrat e lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë, duke qenë gjithmonë të gatshëm në përkrahjen e tyre.
Kryetari Rafuna përmendi sfidat dhe problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sektori privat në tërësi, duke vështirësuar funksionimin e duhur të ndërmarrjeve në veprimtaritë e tyre.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diksutua për qështjen e likuiditetit financiar të kompanive vendore dhe problemet e qasjes së tyre në financa.
Për t’i dalur në ndihmë sektorit privat në Kosovë, z. Rafuna dhe z. Oguz u dakorduan që bashkëpunimi i ndërsjellë të përqendrohet në përshtatjen e mekanizmave të reja që do të lehtësonin qasjen e ndërmarrjeve në financa, duke rezultuar pozitivisht në punën e tyre dhe në gjithë ekonominë e vendit.