Ndeshjen e mbrëmshme kundër Anglisë, të gjithë tifozët e Kosovës kanë dashur ta shohin nga stadiumi. Megjithatë, vetëm disa “dardanë” kanë qenë atje për t’i mbështetur futbollistët.
Një baner i përgatitur nga ta pikërisht për këtë ndeshje, nuk është lejuar të futet në “St. Mary’s Stadium”, ku u zhvillua ndeshja më e rëndësishme në historinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë baner shkruhej: “Ne do ta veshim lulëkuqen tuaj me krenari, por kemi ardhur për 3 pikët”. Ndërkaq nuk dihen ende arsyet se pse ky baner nuk u lejua të futet në stadium.
Kosova e humbi ndeshjen me rezultat 5-3, por duke treguar lojë të bukur dhe gjëra të jashtëzakonshme në fushë. /Sinjali