E përditshmja britanike, Daily Express i ka kushtuar një shkrim shqiptarëve në burgjet angleze.
Sipas këtij artikulli numri i shqiptarëve në burgjet e Anglisë është mjaft i madh, transmeton Gazeta Sinjali.
“Shqiptarët tanimë janë grupi më i madh i të huajve në burgjet angleze, kjo si pasojë e marrjes nën kontroll të trafikut të drogës”, shkruan Daily Express.
Po ashtu, u tregua se numri i të burgosurve shqiptarë në Angli është rritur nga 355 sa ishin në vitin 2014, në 1023 në vitin 2021.
David Spencer, nga Qendra e Parandalimit të Krimeve thotë për këtë gazetë se:
“Shifrat tregojnë një rritje masive të kriminelëve shqiptarë në burgjet angleze dhe ky është një indikator i fortë se ata janë në zemrën e spirales të problematikës me drogën. Kjo është një çështje të cilës policia dhe Ministria e Brendshme duhet t’i japë prioritet në mënyrë që të minimizohet e roli i tyre”.