Futbollisti i njohur italian, Mario Balotelli nuk ka hezituar të tregojë se cilët lojëtar e impresionojnë atë.
Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Balotelli ka thënë se është tifoz i futbollistit argjentinas, transmeton Gazeta Sinjali.
“Futbolli është jeta ime…Më pëlqen Lukaku, por është Lautaro që më bëri shumë përshtypje. Një tjetër lojtar shumë i fortë është Higuain, por nëse duhet të zgjedh një emër, unë them Dybala. Jam tifoz i Dybalas, ai është një lojtar i çmendur”, citohet të ketë thënë italiani./Gazeta Sinjali/