image Ballkani konfirmon një largim nga skuadra, pritet të transferohet te Prishtina

Futboll

Ballkani konfirmon një largim nga skuadra, pritet të transferohet te Prishtina

news image

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka ndarë rrugët me një futbollist.

Klubi nga Suhareka ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Ramiz Bytyqi.

Njoftimi erdhi nga faqja zyrtare e Ballkanit, ku theksohet se është futbollisti ai që ka kërkuar largim, dhe Ballkani e ka miratuar kërkesën e tij për ta shkëputur kontratën.

Futbollisti pritet të transferohet tek KF Prishtina, me trajnerin Ismet Munishi që i dëshiron shërbimet e tij, pasi kishin bashkëpunuar në të kaluarën te Ballkani.

/GazetaSinjaliSport/