Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka ndarë rrugët me një futbollist.
Klubi nga Suhareka ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Ramiz Bytyqi.
Njoftimi erdhi nga faqja zyrtare e Ballkanit, ku theksohet se është futbollisti ai që ka kërkuar largim, dhe Ballkani e ka miratuar kërkesën e tij për ta shkëputur kontratën.
Futbollisti pritet të transferohet tek KF Prishtina, me trajnerin Ismet Munishi që i dëshiron shërbimet e tij, pasi kishin bashkëpunuar në të kaluarën te Ballkani.