image "Ballkani i Hapur", Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh

Rajon

“Ballkani i Hapur”, Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh

news image

Lehtësimi dhe përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendkalimin kufitar Tabavovcë-Preshevë, projekti për rrjetëzimin e sistemeve për pagesën elektronike të pikëpagesave rrugore dhe bashkëpunimi në fushën e minierave dhe energjetikës janë tre memorandumet që u nënshkruan në Beograd midis Qeverisë së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Dokumentet dypalëshe janë si rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara nga nisma “Ballkani i Hapur”.

Kryeministrja serbe është prononcuar rreth nismës “Ballkani i Hapur”. Sipas saj, vendimi i vendeve tjera të rajonit që të mos kyçen në këtë nismë është politike, kurse në aspektin pragmatik dhe ekonomik aderimi në këtë nismë do të ishte mençuri.

“Atë që solli kjo nismë është se ekporti ynë në RMV u rrit në 56%. Nisma ka vendosur balancimin dhe nëse shihni këmbimin tregtar më shumë i përgjigjet RMV-së, por nëse shihni këmbimin e përgjithshëm tregtar rritja është më e madhe falë kësaj nisme. Nisma është në interesin e të gjithëve dhe shpresoj se kur të shihen benefitet për vitin 2023 dhe 2024 edhe të tjerët në rajon do të dëshirojnë të kyçen.”

Gjatë muajit të ardhshëm duhet të harmonizohet edhe termini për seancën e tretë të përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në Serbi.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, paralajmëroi se më 5 Prill do të nënshkruhet memorandumi i plotësuar për bashkëpunimin në eurointegrimet e Shkupit dhe Beogradit.

Vizitën zyrtare, Kryeministri Kovaçevski e nisi me takimin me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Është vlerësuar se marrëdhëniet dypalëshe karakterizohen me dialog dinamik politik në nivel të lartë, bashkëpunim ekonomik dhe këmbim tregtar.

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, që janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, të dielën do të prezantohen me tendë të përbashkët në panairin më të madh të verës në Itali./tvklan/

/GazetaSinjali/