image Ballkani gabon, Prishtina shfrytëzon mundësinë për t’u bërë lidere

Futboll

Ballkani gabon, Prishtina shfrytëzon mundësinë për t’u bërë lidere

news image

Ka përfunduar edhe java e 32-të në Superligën e Kosovës me rezultate interesante dhe befasuese, shkruan Sinjali Sport.

Befasia e javës ishte fitorja e Drenicës ndaj Ballkanit me rezultat 2-1.

Drenica si nikoqire e largoi skuadrën nga Suhareka prej kreut, me golat e Kreshnik Ukës dhe Dennisonit, ndërsa golin e nderit për therandasit e realizoi Mevlan Zeka.

Ky lëshim më së përshtati i shkoi Prishtinës, të cilët në udhëtim mposhtën Llapin duke u hakmarrë për eliminimin nga Kupa.

“Bardhekaltërit” fituan me rezultat 1-3, me golat e Sabien Lilaj, Mërgim Pefqelit dhe të rikthyerit Otto John, kurse golin e nderit për vendasit e shënoi Adonis Aliu.

Me përfundimin e kësaj jave kanë ndryshuar edhe pozitat në tabelë, ku Prishtina ka rrëmbyer kreun me 69 pikë, pas saj është Drita me 67 dhe Ballkani nga lideri i Superligës zbret në vendin e tretë, ku lufta për titull do të jetë e zjarrtë në katër javët e fundit.

Drenica pas kësaj fitoreje ngritët në vendin e gjashtë dhe bën hap para drejt sigurimit edhe për një edicion në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Llapi mbetet në mes të tabelës me 39-të pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/