image Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës, Drenica e mposhtë pa problem Dukagjinin

Futboll

Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës, Drenica e mposhtë pa problem Dukagjinin

news image

Ka përfunduar java e 11-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Sinjali Sport.

Ballkani ka fituar me rezultat të pastër 2:0 ndaj Prishtinës në ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pika kryesore ishte momenti kur Mankenda u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Prishtinën me një lojtar më pak prej minutës së 29-të.

Prishtina u mbajt mirë dhe nuk pësoi gol në pjesën e parë, por i mori dy të tillë në të dytën.

Ishte Ermal Krasniqi që i shënoi të dy golat. Fillimisht realizoi për 1:0 në minutën e 58, kurse në të 71-tën e vulosi ndeshjen me një gol të bukur.

Me këtë fitore, Ballkani merr sërish primatin në tabelë me 21 pikë, një më shumë se Drenica e Gjilani.

Në anën tjetër, kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina mbetet e pesta me 13 pikë gjithsej.

Drenica është rikthyer te fitorja pasi ka mposhtur me rezultat solid 2-0 skuadrën e Dukagjinit.

Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Drenica ka arritur të regjistrojë një fitore të rëndësishme.

Të dy golat për Drenicën u shënuan nga braziliani Denisson.

Fillimisht Denisson kaloi në epërsi skuadrën e tij pas realizimit nga pika e penalltisë në minutën e 36-të, gjersa mysafirët u ndëshkuan me karton të kuq një minutë më pas.

Në pjesën e dytë Drenica ishte ajo që sulmonte vazhdimisht deri kur gjeti rrjetën për herë të dytë, me Denisson që realizoi në minutën e 70-të.

Me këtë fitore Drenica tani mbledh 20 pikë pas 11 xhirove të para, duke qëndruar momentalisht në pozitën e dytë në tabelë.

/Gazeta Sinjali Sporti/