image Ballkani e mirëpret sonte Slavinë në "Fadil Vokrri" për shansin historik

Futboll

Ballkani e mirëpret sonte Slavinë në “Fadil Vokrri” për shansin historik

news image

FC Ballkani do të mirëpresë sonte në “Fadil Vokrri” skuadrën e Slavisë së Pragës, në xhiron e parafundit të fazës grupore në Ligën e Konferencës.

‘Portokallinjtë’ ndonëse dëshpëruan në ndeshjen e fundit në Prishtinë, duke humbur ndaj skuadrës turke Sivasspor, ata sërish kanë në duart e veta fatin për kalimin e grupeve.

Nëse Ballkani fiton dy ndeshjet e mbetura të grupit, do të siguronin kalimin në fazën eliminuese të Ligës së Konferencës.

Pra, për Ballkanin ndeshja e sotme mund të jetë kyçe, pasi me një triumf potencial, do të mbanin shpresa deri në ndeshjen e fundit, kur do të udhëtonin në Rumani për sfidën ndaj Clujit.

Bastet e llogarisin favorit të padiskutueshëm skuadrën çeke, pasi fitorja e tyre kuotohet me vetëm 1,50, gjersa kuota e Ballkanit për fitore është 6.50, barazimi ndërkaq ka kuotën 4.20.

Te klubi portokalli megjithatë ka optimizëm të madh se mund të nxjerrin një rezultat pozitiv, pasi janë rikthyer edhe disa lojtarë nga lëndimet, më konkretisht kapiteni i klubit, Edvin Kuc, i cili mund të jetë një shtysë e madhe për suharekasit.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit për sonte ndaj Slavisë:

Frashëri, A. Thaqi, Dellova, Jashanica, A. Thaci, Kuc, Zyba, Emerllahu, Korenica, Rrahmani, Krasniqi.

Dueli fillon nga ora 21:00, në “Fadil Vokrri”, dhe në stadium pritet të jenë mbi 10 mijë tifozë.

/GazetaSinjaliSport/