image “Balkan Barometer”, sa është përqindja e qytetarëve që i besojnë plotësisht Qeverisë Kurti?

Politikë

“Balkan Barometer”, sa është përqindja e qytetarëve që i besojnë plotësisht Qeverisë Kurti?

news image

Një raport i “Balkan Barometer” i cili publikohet nga Regional Cooperation Council për vitin 2022, tregon se besimi për Qeverinë në këtë vit është rritur për 42 pikë të përqindjes.

Sipas këtij raporti, 68 për qind e qytetarëve kanë besim te ekzekutivi ndërsa 30 për qind e tyre i besojnë plotësisht.

Në raport për besimin në Parlament thuhet se 65 për qind e qytetarëve i besojnë Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa gjykata gëzon 61 për qind të besueshmërisë, thotë raporti.

Besueshmëri të lartë ka auditimi, me 74 për qind e të anketuarve që i bësojnë.

Raporti pos për Kosovën ka nxjerr të dhëna edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

/GazetaSinjali/