image Balje reagon për fyerjet e serbëve ndaj policëve të Kosovës: Provokimet e juaja për neve janë frymëzim

Politikë

Balje reagon për fyerjet e serbëve ndaj policëve të Kosovës: Provokimet e juaja për neve janë frymëzim

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar lidhur me protestat e serbëve në veri të Kosovës, të cilët po provokojnë dhe ofendojnë zyrtarët policorë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Balje ka publikuar në Facebook pamje të zyrtarëve policorë nga pikat kufitare në veri, me të cilët thotë se është krenare nuk po bien pre e provokimeve të serbëve.

“Me policinë/ milicin, Me snajper, Me njësitë speciale, Me Rambo, Por pa tabela”, shkroi Balje në Facebook.

Ajo tha se provokimet e serbëve janë frymëzim.

“Provokimet e tuaja për neve janë frymëzim !Krenare në çdo hapë me policinë tonë”, shtoi ajo.

Banorët serbë të komunave veriore tash e dy ditë po qëndrojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa.

Për të ruajtur rendin dhe qetësinë në këto pika po kujdeset Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/