image Balje kritikon Qeverinë: Pacientit me plagë shumë të rënda i janë ulur të ardhurat mujore nga 360 në 150 euro

Politikë

Balje kritikon Qeverinë: Pacientit me plagë shumë të rënda i janë ulur të ardhurat mujore nga 360 në 150 euro

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje është lajmëruar nga Spitali i Gjilanit, ku përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka adresuar disa kritika pasi qytetari, Xhem Rexhepi si një pacientë me plagë të rënda nuk u trajtua në mënyrë njerëzore, duke ia ulur Komisioni i mjekëve edhe të ardhurat mujore, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ka njoftuar se qytetari Xhem Rexhepi, i ka të dyja këmbët e amputuara, me plagë shumë të rënda të dekubitit, me një kanulë në trahe dhe një qese koloni, por pavarsisht gjendjes së tij, Komisioni i mjekëve për vlerësimin e gjendjes shëndetësore ka konstatuar se është “më mirë” dhe i ka ulur atij të ardhurat mujore nga 360 euro në 150 euro në muaj.

Pas këtij vlerësimi nga Komisioni, Balje i ka cilësuar si fajtorë mjekët e Komisionit, sekretarin e Ministrisë së Finanacave dhe Transfereve, Qeverinë dhe të gjithë të tjerë duke i lutur ta korrigjojnë këtë gabim.

“Fajtor RREGULLORET, fajtor mjekët e komisionit, fajtor sekretari i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, fajtor Qeveria, të gjithë neve? Të gjithë jemi fajtorë sepse ky njeri nuk u informua dhe nuk u trajtua në mënyrë njerëzore. Po ju bëj thirrje të gjithëve, publikisht ta korrigjoni këtë gabim dhe të mos e përsërisni më, është turp! Une si deputete do te boj gjdo gje!”, tha ndër të tjera.

https://www.facebook.com/duda.balje/posts/pfbid02mjxxiHgzd3v2bkE63KCtniC53LbF22k2MH81B47mXEmiFSeXMh9dUir8RKRSHs37l?cft[0]=AZUv1P0Y1oGfUNriMrp5RsMNKidnaQk9deynUj-i-Hsc6mlc09hEoM2lM7TVMOo7fl_bvbVw_UGpR8jdkt7uTr7S5_dw9nOcWcWC5cAHEep86OkZY-gd8GN6XWyI2S02UHIEVVApX_md8cWc21Z6XF30K2WBHFVgl3yxa0RLPn3fjXBAaKBMUzlU5gRY4-nT_uk&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/