Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka quajtur të papranueshme kërkesën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të implementuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Sinjali.
“Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!”, ka thënë Balje.
“Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurrë kurrfarë ndryshimi kushtetues”, ka shkruar deputetja në Facebook. /Gazeta Sinjali/