image Bale lëndohet sërish

Futboll

Bale lëndohet sërish

news image

Gareth Bale bëri paraqitjen e tij të 100-të për Uellsin në fitoren ndaj Bjellorusisë, por nuk do të jetë i gatshëm në ndeshjen me Belgjikën që luhet sonte për shkak të lë lëndimi tjetër.

Sulmuesi i Real Madridit startoi në fitoren 5:1 ndaj Bjellorusisë të shtunën, por luajti vetëm 45 minuta pas pësoi një lëndim dhe u detyrua të largohej në pushimin mes pjesëve.

Që nga ai moment, ishte e qartë se Bale do të kishte vështirësi për të qenë i gatshëm për ndeshjen me Belgjikën të martën dhe tani i është konfirmuar Real Madridit nga stafi mjekësor i Uellsit se ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në asnjë formë.

Real Madridi do të bëjë teste për Bale kur ai të kthehet në kryeqytetin spanjoll, për të zbuluar shkallën e saktë të dëmtimit.

Në çdo rast, sigurisht që është një lajm i keq për lojtarin, i cili nuk ishte paraqitur për Real Madridin që nga 28 gushti kundër Real Betis.

Carlo Ancelotti kishte deklaruar në një konferencë për shtyp në javën para pushimit ndërkombëtar se ishte i lumtur që Bale u thirr nga Uellsi, duke thënë se aktivizimi i tij tek Uellsi do të ndihmonte Real Madridin./GazetaSinjali/