image "Bal kemi bërë aksident, babi ka vdekë", flet vëllai i viktimës nga Podujeva

Kosovë

“Bal kemi bërë aksident, babi ka vdekë”, flet vëllai i viktimës nga Podujeva

news image

Njëri nga viktimat e aksidentit që ndodhi në Slavonski Brod në Kroaci mëngjesin e ditës së djeshme është edhe Sevdail Rrustemi.

Vëllai i të ndjerit ka treguar se lajmin për vdekjen e vëllait e ka marrë nga nipi i tij, i cili e ka telefonuar nga një telefon i pasagjerëve.

Dje në ora 05:40 ka thirrur nipi nga një telefon i pasagjerëve dhe më ka treguar që kanë bërë aksident. Në ato momente ishte e vështirë dhe më thoshte ‘bal, kemi bërë aksident, babi ka vdekë’ dhe unë nuk dija asgjë tjetër dhe mbeta i hutuar se si mund të ndodh në autobus”, ka thënë Muhamet Rrustemi për Klan Kosovën.

Ai gjithashtu ka thënë se me të marrë lajmin është nisur për në Merdare, pasi që mendonin se aksidenti ka ndodhur diku afër pasi që nipi tij kishte thënë se aksidenti ka ndodhur në Karalevë.

Por më të arritur në kufi e morëm vesh se aksidenti ka ndodhur në Kroaci. Më pas e kemi thirrur vëllain që është në Slloveni dhe ai ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shkuar edhe djali i vëllait që ka ndërruar jetë”.

Vëllau i të ndjerit ka thënë se vëllau i tij ishte duke udhëtuar me bashkëshorten e tij dhe dy djemtë e vogël. Ndërsa lajmin për vdekjen e bashkëshortit gruas së tij ia kanë dhënë sot.

/GazetaSinjali/