image Bajrami sqarohet rreth avullimit të 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, jep detaje

Financa

Bajrami sqarohet rreth avullimit të 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, jep detaje

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në konferencën e jashtëzakonshme ka folur rreth rastit të 2 milionë eurove, të cilat janë avulluar nga Thesari i Shtetit.

Ajo bëri të ditur se bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik, ku është arrestuar dhe suspenduar një zyrtar i ministrisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyrtari i thesarit është arrestuar ndërsa udhëheqësi i tij është suspenduar pasi që ka qenë në vijë raportuese“.

Sot fatkeqësisht lajmi nuk është aq i mirë. Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga llogaria e Thesarit. Rreth 2.1 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik. E kemi denoncuar rastin. Kemi kërkuar auditim të brendshëm. Janë suspenduar dy persona, një është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ne tani kemi gjurmuar të gjitha transaksionet. Institucionet e rendit po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’i kthehen Thesarit të Kosovës. Është një rast i izoluar“, u shpreh ministrja.

Bajrami tregoi se transaksioni është bërë me 9 tetor, ndërsa procedura ka filluar dje. /Gazeta Sinjali/