image Bajrami: Qytetarët s’po e përjetojnë rritjen ekonomike por atë të çmimeve

Politikë

Bajrami: Qytetarët s’po e përjetojnë rritjen ekonomike por atë të çmimeve

news image

Në Kuvendin e Kosovës është duke shqyrtuar sot Projektbuxheti për vitin 2022. Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami derisa ka komentuar këtë Projektbuxhet tha se rritjen ekonomike të cilët po e vlerëson të pashembullt Qeveria e Kosovës nuk po e përjetojnë qytetarët. Këta të fundit sipas saj po e ndjejnë vetëm rritjen e çmimeve.

Ish-ministrja e Financave tutje tha se rritja e të hyrave në 2 miliardë e 748 milionë euro vjen si rezultat i relaksimit të masave, prezencës së diasporës, rritjes së remitancave, inflacionit që ka rritur çmimet dhe rritjes së çmimeve të transportit.

Rritjen e pashembullt ekonomike nuk po e përjetojnë qytetarët, qytetarët të vetmen rritje që po e vërejnë këto ditë është rritja e çmimeve e ju mund të thoni gjithë ditën se kemi rritje e lulëzim ekonomik, por ata e dinë se po e jetojnë në lëkurën e tyre kur me pagat e njëjta dhe pensionet e njëjta shporta në markete po iu mbesin përgjysmë”.

Ne e dimë që ju keni dhënë shtesa por po jepni një 10 euro, respektivisht 20 euro, sikur për fëmijët e deputetëve të ministrave të shefave të agjencioneve, gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe të atyre që janë në asistencë sociale e nëse ju këtë e quani barazia sociale unë po iu them se kështu nuk bëhet barazia sociale. Duhet t’i ndihmoni ata që kanë nevojë e nëse ju mendoni që fëmijëve që janë në nevojë ju ndryshoni jetën me 10 euro unë iu rekomandoj që të shkoni në market dhe të shihni se çka mund të blini me 10 euro”, tha ajo. /GazetaSinjali/