image Bajrami - Qeverisë: Të mjerë, kujt po i thoni hajna ju - jeni fatkeqësia e këtij vendi

Politikë

Bajrami – Qeverisë: Të mjerë, kujt po i thoni hajna ju – jeni fatkeqësia e këtij vendi

news image

Depuetje e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Qeverisë që po e sheh opozitën përkrahëse të Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo të njëjtit i quajti të mjerë që dështuan në secilën përpjekje në Veri, e që nuk realizuan asnjë premtim, teksa shtoi se nuk e meritojnë të quhen përkrahës të shtetit serb.

“Nuk realizuat asnjë premtim – asnjë të vetëm dhe sot delni e na thoni që jemi me Serbinë!? Kush? Ju që me veprimet e juaja e kthyet përendimin kundër Kosovës, në përkrahës të Serbisë. Ju na thoni neve që jemi me Serbinë! Neve që kemi familjarë të vrarë, në vija të frontit! Neve që i takojmë partisë që e ndërkombëtarizoj çështjen e Kosovës, që bashkë me miq e aleatë e bëmë Kosovën shtet. Neve që pa kalkulu në vota kemi ecë përpara, sa herë e ka kërku ky vend, që ju sot po e shkatërroni”, thuhet në reagimin e deputetes.

Bajrami tha se si qeveri janë të mbështjellur në korrupsion, e cila në pushtet erdhi me premtimin ”HAJNAT NË BURG”, ndërsa sot, sipas saj, të njëjtit po i lë të lirë.

“Kujt po i thoni hajna Ju? Ju mbrojtësit e Martin Berishajt e Nagip Krasniqit?! Ju Qeveria e tenderëve njëburimorë?! Ju jeni të mbështjellur në korrupsion. Ju keni ardhë me premtimin ”HAJNAT NË BURG”, nëse ju po e dini kush është hajn pse po i leni të lirë??? A nuk i keni të gjitha nivelet e pushtetit? Ju jeni dështakë, praktikantë e të dëmshëm. Ju jeni fatkeqësia e këtij vendi”, shkroi ndër tjera Bajrami.

/GazetaSinjali/