image Bajrami - qeverisë: Popullista, zgjohuni se na morët në qafë

Politikë

Bajrami – qeverisë: Popullista, zgjohuni se na morët në qafë

news image

Ish-ministrja e Financave, tani deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së 36 qytetarëve nga COVID-19, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ka fajësuar Qeverinë Kurti dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e termineve të lira.

“Sot, asnjë qytetar nuk mund të bëjë termin për vaksinim sepse s’ka termin. Përgjegjësi kjo e qeverisë dhe e Ministrisë së Shëndetësisë!!! Mos i fajësoni qytetarët që s’donë me u vaksinu sepse ende nuk janë vaksinuar ata që po donë”, shkroi ajo në Facebook.

Tutje, ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të “zgjohen”, duke i quajtur “popullistë” dhe të mos qeverisë sipas “sondazheve dhe zhurmës së duartrokitjeve”.

“Popullista, zgjohuni. Mos i shihni njerëzit veç si vota. A e dinë që fëmijëve që sot ju kanë vdekë prindërit, ju ndryshon jeta përgjithmonë dhe humbjen që kanë pësuar, nuk ka qeveri që mundet me ua kompenzu. Kur je në qeveri nuk mundesh me qeverisë sipas sondazheve as sipas zhurmës së duartrokitjeve, ka raste kur vendimet janë shumë të rënda, por prapë duhet të merren sepse për atë arsye je aty.”

Bajrami ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa për mbështetjen e bizneseve, qytetarëve.

“A e keni Pakon e Ringjalljes 420 milionë? Merreni masa! Mbështetni bizneset! Mbështetni qytetarët! Shpëtoni jetë! Zgjohuni dhe largoni mjegullën e vetëkënaqësisë që ju ka kapluar se na morët në qafë”, përfundoi ajo./Gazeta Sinjali/