image Bajrami: Qeveria urgjentisht duhet të ndajë shtesat e rrezikshmërisë për policët

Politikë

Bajrami: Qeveria urgjentisht duhet të ndajë shtesat e rrezikshmërisë për policët

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka quajtur si lajm të mirë ndarjen e 50 mijë eurove për familjen e heroit Afrim Bunjaku, policit që ra në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në veri.

Sipas Bajrami ky është një lajm i mirë por nuk është e mjaftueshme.

Bajrami ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndajë urgjentisht mjetet shtesë të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

“Lajm i mirë ndarja e 50 mijë eurove për familjen e Heroit Afrim Bunjakut. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Urgjentisht, Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët. Sot, Qeveria do të duhej të çonte përpara sigurimet jetësore e shëndetësore për gjithë ruajtësit e rendit në Republikë”, shkroi ajo.

/GazetaSinjali/