image Bajrami publikon dokumentin, propozimin e Hekuran Muratit për tatimet e hedh poshtë vet Ministria e tij

Politikë

Bajrami publikon dokumentin, propozimin e Hekuran Muratit për tatimet e hedh poshtë vet Ministria e tij

news image

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar një shkresë nga një komunë e Kosovës ku hidhet poshtë mundësia e faljes së tatimit.

Sipas Bajramit, ministria e demanton ministrin dhe kjo  sipas saj tregon se kjo Qeveri është Qeveri  e praktikantëve.

“Komunat nuk kanë të drejtë të falin tatime, propozimin e Muratit e hedhë poshtë ministria e tij. Çdo ditë po e dëshmojnë se janë Qeveri praktikantësh.
Shihni shkresën e Ministrisë së Financave drejtuar një kryetari të komunës” shkruan Bajrami në reagim.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/725276215651940

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte thënë se me propozimin e tij që tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga fatura e tatimit në pronë, 85% e tatimpaguesve nuk do paguanin asgjë për vitin 2023.

/GazetaSinjali/