image Bajrami propozon që Qeveria të heqë TVSh-në për energjinë

Politikë

Bajrami propozon që Qeveria të heqë TVSh-në për energjinë

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka propozuar Qeverisë që të largojë TVSh-në për energjinë elektrike, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas saj, nëse largohet TVSh-ja, Qeveria duhet t’i ndajë vetëm edhe 21 milionë euro më shumë që të mos shtrenjtohet fare rryma.

“Rritja lineare e tarifave prej 6.7%, megjithatë do të shtynte pjesën me të madhe të konsumatorëve të kursenin energjinë elektrike dhe besoj se një angazhim modest i tyre për kursim do të bënte pothuaj të mos dallohen rritja e çmimit fare, POR Qeveria jonë e cila duhet të paguajë 43 milionë euro për katër komunat veriore, me pak angazhim ndoshta mund të gjejë edhe 21 milionë euro shtesë dhe t’i lë tarifat ashtu siç janë sot”, thuhet ndër të tjera në propozimin e saj.

Propozim i Bajramit për Qeverinë dhe ZRrE-në (pa ndërhyrje)

Në raportin konsultativ të ZRRE-së, seksioni 6.1, faqe 21 thuhet: #“6.1 Përcaktimi i tarifës në nivel që reflekton koston e sistemit

Siç u tha më lart, niveli i të hyrave maksimale të lejuara për të mbuluar kostot e sistemit dhe që ndërlidhet me kostot e larta të importit, është vlerësuar në një raport të ndarë të ZRRE-së dhe arrin nivelin prej €446.7 milionë. Niveli ekzistues i tarifave, aplikuar sipas strukturës ekzistuese tarifore, mund të gjenerojnë €314 milionë.

Mbulimi i ndryshimit në mes të kostove të nevojshme të sistemit dhe atyre që mund të gjenerohen nga tarifat ekzistuese, pra ndryshimit prej €132.7 milionë, do të nënkuptonte rritje lineare të tarifave në vlerë prej 42%.”

Për të ju shmangur çfarëdo lloj diskrimimini, për ta bërë këtë krizë lehtë të tejkalushme për të gjithë, është e mundshme që të bëhet rritje lineare e tarifave në vlerë vetëm prej 6.7% ose të mbetën ashtu siç janë edhe me 21 milionë euro subvencione.

Sipas ZRRE-se duhet të akomodohen 132 milionë euro (të hyrat shtesë të lejuara nga ZRRE-ja) në tarfiat e reja dhe kjo do të nënkuptonte rritje lineare të tarifave në vlerë prej 42%. Pasi Qeveria ka vënë në dispozicion 75 milionë euro për subvencionim të energjisë, sikur kjo të përdoret për krejt konsumatorët pa dallim, atëherë nuk ka nevojë për rritje lineare të tarifave 42%, por një rritje linare 18% për të mbuluar 57 milionë euro (132-75=57 milionë euro).

Nëse Qeveria e heqë TVSH-në për energjinë elektrike që është 8%, 8% e 446 milionë eurove është 35 milionë euro, atëherë shuma për t’u mbuluar me tarifa të reja do të jetë 57 – 35 = 21 milionë euro, e cila do të mund të mbulohet me rritje lineare të tarifave në vlerë prej 6.7% – Jo 107% siç ka propozuar Qeveria që të bëhet ngritja e tarifës së lartë nga 6.75 cent/kw në 14 cent/kw dhe asaj të ultë nga 2,89 cent/kw në 7 cent/kw për ekonomitë familjare që shpenzojnë mbi 600 kw.

Rritja lineare e tarifave prej 6.7%, megjithatë do të shtynte pjesën me të madhe të konsumatorëve të kursenin energjinë elektrike dhe besoj se një angazhim modest i tyre për kursim do të bënte pothuaj të mos dallohen rritja e çmimit fare, POR Qeveria jonë e cila duhet të paguajë 43 milionë euro për katër komunat veriore, me pak angazhim ndoshta mund të gjejë edhe 21 milionë euro shtesë dhe t’i lë tarifat ashtu siç janë sot.

Për me tepër, Qeveria të angazhohet për themelimin e “Fondit për konsumatorët në nevojë” ashtu siç e obligon Ligji për energjinë. Ky është propozim im, në linjë me propozimin e GPLDK-së, mendoj se është i duhur, në këtë krizë energjetike dhe jo vetëm./GazetaSinjali/