image Bajrami: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të LDK-së është shkollë për partitë tjera

Politikë

Bajrami: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të LDK-së është shkollë për partitë tjera

news image

Ish-ministrja e Financave nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, ka uruar bashkëpartiakun e saj, Lumir Abdixhikun, me rastin e zgjedhjes së tij si kryetar i ri i LDK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Bajrami u shpreh se procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së është shkollë për partitë tjera që sipas saj kurrë nuk kanë bërë garë demokratike.

“Partia e vetme demokratike në Kosovë votoi Kryetarin e ri. Ky është udhëheqësi i tretë pas Presidentit Rugova i zgjedhur me garë demokratike dhe të drejtë. Ky proces është shkollë për partitë tjera të cilat kurrë nuk kanë bërë garë demokratike. Këtë e mundëson vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook.

Po ashtu, ajo tha se Abdixhiku do ta ketë mbështetjen e secilit anëtar të LDK-së për sfidat e reja.

“LDK i ka mbijetuar secilës sfidë që prej themelimit dhe do t’ia dalë të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale me platformë ku bashkohen të gjitha kategoritë e shoqërisë e në veçanti gratë dhe të rinjtë”, shtoi ajo./Gazeta Sinjali/