image Bajrami: Për zgjedhjet lokale, vetëm lista e LDK-së e pastër

Politikë

Bajrami: Për zgjedhjet lokale, vetëm lista e LDK-së e pastër

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të raportit “Integriteti i kandidatëve për Kryetarë të Komunave – Analizë e kandidatëve për Kryetar të Komunave që kanë probleme me ligjin” nga IKD-ja.

Sipas këtij raporti Vetëvendosje, PDK, AAK dhe Nisma kanë kandidatë për kryetarë që kanë probleme me ligjin. Në këtë rast, përjashtim bën vetëm LDK-ja.

“Për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka një listë të pastër, lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Bajrami në Facebook./Gazeta Sinjali/