image Bajrami për VV-në: Thoshin do të ndalet ”gjakderdhja financiare”, dojnë me i qitë në ”komë” ndërmarrjet publike

Politikë

Bajrami për VV-në: Thoshin do të ndalet ”gjakderdhja financiare”, dojnë me i qitë në ”komë” ndërmarrjet publike

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi blloku A5 i Termocentralit KosovaA ka dalë sërish jashtë funksionit.

Ajo ka thënë se ende pa u bërë 10 ditë blloku A5 ka dal prapë jashtë funksionit.

Bjarami po ashtu ia kujtoi premtimin për ndalen e “gjakderdhjes” financiare, ndërsa shtoi se “këta dojnë me i qitë në ”komë” ndërmarrjet publike”.

“Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente – don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë.”, ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

Pa u bë ende 10 ditë, blloku A5 del prapë jashtë funksionit

Thoshin se do të ndalet ”gjakderdhja finaciare”, këta dojnë me i qitë në ”komë” ndërmarrjet publike.

Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente – don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë.

/GazetaSinjali/