image Bajrami për vrasjen e trefishtë në Deçan: Kërkoni ndihmë nga ndërkombëtarët për ta zbardhur

Politikë

Bajrami për vrasjen e trefishtë në Deçan: Kërkoni ndihmë nga ndërkombëtarët për ta zbardhur

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Qeverisa e Kosovës që ta zbardhin krimin në Gllogjan, në të cilin mbetën të vrarë tre persona, përfshirë edhe dy nxënës, shkruan Gazeta Sinjali.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës duhet të japin përgjegjësi bashkërisht për mungesë të rezultateve në zbardhjen e vrasjeve në Gllogjan.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës duhet të japin përgjegjësi bashkërisht për mungesë të rezultateve në zbardhjen e vrasjeve në Gllogjan të Deçanit”, tha Bajrami.

Deputetja gjithashtu tha se duhet kërkuar ndihma të institucionet e sigurisë amerikane.

Nëse institucionet tona s’po bien në gjurmë të vrasësit/vrasësve, atëherë duhet kërkuar ndihmën te miqtë tanë. Në radhë të parë te institucionet e sigurisë amerikane”, tha Bajrami.

Prej pasluftës janë mbi 400 vrasje të pazbardhura. Secila vrasje duhet të zbardhet dhe posaçërisht vrasja e dy nxënësve dhe shoferit që ndodhi të premten në Gllogjan të Deçanit.Qeveria e Republikës së Kosovë nuk duhet të kursejë asgjë për të zbardhur vrasjen e trefishtë“, ka shkruar Bajrami.

/GazetaSinjali/