image Guardia di Finanza mbërrin në Kosovë për të hetuar “avullimin” e dy milionë eurove

Financa

Guardia di Finanza mbërrin në Kosovë për të hetuar “avullimin” e dy milionë eurove

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot ka pritur Guardia di Finanza bashkë me Ambasadorin Italian, Nicola Orlando, shkruan Gazeta Sinjali.

Bajrami tha se kanë zhvilluar takim pune ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ATK-së, Doganave dhe të Njësisë së Inteligjencës Financiare. 

Sipas saj, qëllimi i këtij bashkëpunimi është luftimi i evazionit, informalitetit, kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme që dëmtojnë financat publike.

“E kam thënë edhe një herë e përsëris edhe sot se lufta kundër hajnave do të vazhdojë me krejt kapacitetet e mundshme VENDORE E NDËRKOMBËTARE pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime, do të ndiqen deri në fund”, shkroi ajo. /Gazeta Sinjali/