image Bajrami: Gjithë kjo mospunë e kësaj qeverie të 51% do të ndikoj në ngadalësimin e rritjes ekonomike

Politikë

Bajrami: Gjithë kjo mospunë e kësaj qeverie të 51% do të ndikoj në ngadalësimin e rritjes ekonomike

news image

Ish ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami ka deklaruar se nga 704 milionë euro të planifikuara për investime kapitale, Qeveria ka shpenzuar vetëm 158 milionë.

Ky fakt sipas saj shpërfaq mospunën e kësaj qeveria karshi nevojës së jashtëzakonshme për investime kapitale dhe për futjen në treg të këtyre mjeteve.

Mos realizimi i këtyre investimeve sipas saj do të thotë më pak projekte kapitale të realizuara si, rrugë, shkolla, çerdhe, pastaj edhe më pak investimet në shëndetësi e arsim.

“Gjithë kjo mospunë e kësaj qeverie të 51% do të ndikoj në ngadalësimin e rritjes ekonomike, do të thotë më pak aktivitet ekonomik dhe më pak mjete në qarkullim e poashtu më pak paga për punëtorët e sektorit privat. Gjithashtu kjo nënkupton që shumë kompani janë bllokuar e rrjedhimisht shumë punëtor mund t’i kenë humbur vendet e tyre të punës”, ka pohuar deputetja e LDK-së në emisionin për ekonomi EURO n’7.

Sipas saj në mosrealizimin e projekteve kapitale ka ndikuar edhe inflacioni e poashtu edhe mungesa e bordit të OSHP-së ku janë bllokuar qindra kontrata për projekte kapitale.

Së fundi qeveria ka propozuar dhe më pas ka kaluar në Kuvendin e Kosovës edhe Ligjin për Kontratat Publike por që sipas deputetes Bajrami nuk do të ketë asnjë efekt në realizimin e investimeve kapitale të këtij viti.

/GazetaSinjali/