Bajram Begaj sot është zgjedhur presidenti i ri i Shqipërisë, raporton Gazeta Sinjali.
Menjëherë janë bërë reagimet e para pas zgjedhjes së Bajram Begaj si president. Presidentja, Vjosa Osmani tha se do i thellojnë raportet vëllazërore duke e uruar edhe për postin e ri.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama tha se i është dhënë Shqipërisë një figurë me integritet që nuk diskutohet.
Një reagim e ka bërë edhe Ilir Meta duke e uruar Begajn.“Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj”, ka shkruar Meta.