image Bajqinovci: Thaçi donte t’i bënte puq Qeverisë Kurti me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kosovë

Politikë/ Bajqinovci: Thaçi donte t’i bënte puq Qeverisë Kurti me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dy ditë më parë kishte qëllim tjetër me anë të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë.

Bajqinovci në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se nisma e presidentit për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, ishte për ta destabilizuar menaxhimin dhe punën e mirë të Qeverisë Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.

“Si ndryshoi situata brenda dy ditëve sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19, tash presidenti i vendit po deklaron se situata është nën kontroll. Nisma e tij për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, ishte për ta destabilizuar menaxhimin e mirë të ministrit Vitia dhe përmes kësaj nisme t’i shpallet puq qeverisë Kurti”, ka shkruar ai.

Tutje, deputeti i VV-së ka thënë se presidenti dhe PDK-ja janë të shqetësuar me punën e mirë të kryeministrit Kurti sepse nuk i dëshirojnë reformat që priten të bëhen në drejtësi dhe kjo ka bërë që ata të frikësohen dhe me çdo kusht ta rrëzojnë Kurtin./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222199561999187