Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka dhënë fjalën e vet lidhur me propozimin e ministrt Anton Quni.
“Të gjitha janë spekulime mediatike: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për atë që e propozoi ministri Quni”, ka shkruar Bajqinovci në një postim në rrjetin social Facebook.
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ia ka përsëritur ofertën e LDK-së Albin Kuritit që ta kthej Agim Veliun në pozitën e ministrit dhe të kërkojë falje në mënyrë që ta tërheqin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së tij./Gazeta Sinjali/