Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se LDK dezertoi për kauzën e drejt dhe po kthehet te lideri i saj i cili është koka e krimit, Hashim Thaçi.
“Qëllimi i këtij mocioni është t’i krijojë hapësirë Hashim Thaçit, LDK po dezerton nga partneri me kauzë të drejt, në anën tjetër me liderin e saj të vjetër Thaçin, ju jeni aksesorë të krimit sepse në krye të saj është lideri juaj Thaçi”, është shprehur Bajqinovci.
Ai gjithashtu theksoi se LDK-ja po i frikësohet qeverisë së mirë e suksesit të Kurtit, sepse sipas tij, Kurti do të luftonte krimin e korrupsionin por kjo nuk i pëlqeu LDK-së./ Gazeta Sinjali/