image Bajqinovci i VV-së: Veliu nuk veproi nën urdhërat e shefit të tij Kurti

Kosovë

Reagim/ Bajqinovci i VV-së: Veliu nuk veproi nën urdhërat e shefit të tij Kurti

news image

Deputeti nga Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar që ministri Veliu ishte qysh në fillim kundër kryeministrit Kurti.

Sipas deputetit Bajqinovci, Veliu nuk kishte respektuar urdhrat e shefit të tij Kurti.

“Vet pranimi i postit të ministrit nga Agim Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu.
Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse”, ka shkruar Bajqinovci.

Ai gjithashtu theksoi që Vetëvendosje nuk i nënshtrohet dhe nuk i shantazhohet askujt, dhe sipas tij Vetëvendosje janë të gatshëm të shkojnë edhe në zgjedhje./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222177208040352