image Bajqinovci-Hotit: Jep dorëheqje e ec në shtëpi

Politikë

Bajqinovci-Hotit: Jep dorëheqje e ec në shtëpi

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka lëshuar një lum akuzash ndaj kryeministrit Avdullah Hoti dhe qeverisë së tij duke e quajtur të paaftë për udhëheqjen e vendit.

Bajqinovci duke renditur dështimet e 100-ditëshit të kësaj qeverisje në fund kërkoi edhe dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas tij, Hoti nuk pyetet nga askush prandaj nuk ka nevojë që të shesë mend dhe duhet të lëshojë rrugë duke shkuar në shtëpi.

“Kjo qeveri është krijuar për rehatimin e militantëve partiakë. Kjo u manifestua edhe në shërbimin diplomatik të Kosovës që funksionojnë në vende të ndryshme të botës. Kjo mënyrë e qeverisjes po e çon vendin dhe shoqërinë tonë në qorrsokak me plotë të panjohura në të cilën e ka sjellur Kosovën kjo qeveri. Ky vend po vidhet mbi dhe’, nën dhe’, në dhe’ andaj lësho pe’ Avdullah dhe largohu nga këtu, se as nuk të pyesin brenda koalicionit e as jashtë. Lësho vend, ec prej shpije se nuk je duke mundur me bo kurgjo. Gjysmës së qeverisë iu ke dhënë tendera, gjysmën nën hetime, gjysmën të dënuar dhe mos na shit mend këtu. Jep dorëheqje, ec për shpije”, deklaroi Bajqinovci. /Gazeta Sinjali/