image Bajoku e Pireva fillojnë me fitore në Kampionatin Ballkanik

Sporte Luftarake

Bajoku e Pireva fillojnë me fitore në Kampionatin Ballkanik

news image

Boksierët Shpëtim Bajoku e Besart Pireva i kanë fituar meçet e para në Kampionatin Ballkanik që nisi në Zagreb të Kroacisë.

Sipas njoftimit të Federatës së Boksit të Kosovës, Bajoku në kategorinë deri 64 kilogramë e ka mposhtur boksierin kroat Filip Poturoviq. Me kalimin në gjysmëfinale ai ka siguruar medalje.

Meçin e ardhshëm Bajoku e ka më 8 maj, njofton FBOXK.

Besart Pireva në kategorinë deri 81 kilogramë u përball me Arjan Kajoshin e Shqipërisë.

“Pireva që në rundin e parë filloi të dominojë në ring. Kështu vazhdoi gjatë tri rundeve dhe në fund u shpall fitues unanim”, ka njoftuar FBOXK.

Edhe ai ka siguruar medalje kurse në gjysmëfinale paraqitet më 8 maj./Gazeta Sinjali Sporti/