image Bahtiri viziton fshatin Kçiq pas vjedhjeve të shumta kohëve të fundit

Siguri

Bahtiri viziton fshatin Kçiq pas vjedhjeve të shumta kohëve të fundit

news image

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka vizituar sot fshatin Kçiq i Madh i cili ishte i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi dhe komandanti i Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, Ahmet Xhosha, shkruan Gazeta Sinjali.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se u ka ofruar mbështetje banorëve në aspektin e sigurisë, pas shqetësimeve që këta të fundit kanë pasur me rastet e shpeshta të vjedhjeve.

Personalisht jam ndierë i nderuar me mikpritjen nga banorët e Kçiqit, me të cilët bashkëndjejë me situatën në të cilën ndodhen dhe shqetësimet që kanë ata me rastet e vjedhjeve të ditëve të fundit në këtë fshat”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/