Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se Mitrovica nuk do të mund dhe nuk duhet të jetë temë e bisedimeve në dialogun Kosovë- Serbi.
“Negociatat për Mitrovicën kanë përfunduar më 2015. Komuna ka kufirin administrativ dhe unë kam fuqinë që të vendosi dhe i bëjë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar që të mos merren me negocimin për Urën mbi Ibër dhe kufijtë administrativ, sepse kjo do të sillte ndarjen e Mitrovicës”, tha ai.
Bahtiri foli edhe për takimin që pati dje me shefin e zyrës së BE-së për Kosovën, i cili kishte deklaruar se edhe Ura mbi Ibër mund të jetë temë e dialogut Kosovë Serbi.
Kryetari Bahtiri tha se i prezantoi përfaqësuesit të BE-së gjendjen në Mitrovicë para dhe pas ardhjes së tij si kryetar i qytetit. “I tregova për ndryshimet që janë bërë dhe ndihmat që i janë dhënë Mitrovicës nga faktori ndërkombëtar, ambasadat e jashtme qytetit tonë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/