Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që nazmazi i Kurban Bajramit të faler në sheshin e Mitrovicës.
Bahtiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, janë të gatshëm t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurban Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës.
“Pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, sot i jam drejtuar Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me kërkesë për shqyrtimin e mundësisë së lejimit të faljes në sheshin e Mitrovicës”, ka shkruar Bahtiri. /GazetaSinjali/