image Bahtiri e lëshon dorën, ia jep mbi 820 mijë euro më shumë një kompanie për rregullimin e shtratit të Ibrit

Financa

Bahtiri e lëshon dorën, ia jep mbi 820 mijë euro më shumë një kompanie për rregullimin e shtratit të Ibrit

news image

Komuna e Mitrovicës ka paguar mbi 8 mijë euro më shumë për rregullimin e shtratit të lumit Ibër se sa vlera e parashikuar në projekt.

Auditori ka gjetur se kjo kontratë është nënshkruar përtej vlerës së parashikuar të buxhetit. Vlera e projektit ka qenë 950,000 euro ndërsa kontrata është nënshkruar mbi 1 milion euro.

“Projekti “Rregullimi i shtratit të lumit Ibër-Mitrovicë,  vlera e parashikuar dhe e buxhetuar për tre vite ishte 950,000€ ndërsa kontrata është nënshkruar në vlerë 1,777,427€, apo 827,427€ më e lartë se vlera e parashikuar”, thuhet në raportin vjetor të auditimit për komunën e Mitrovicës.

Sipas ZKA-së, këto mangësi kanë ndodhur si pasojë e planifikimit jo të mirë të projekteve dhe futja e projekteve në ligj të buxhetit, pa ndonjë analizë paraprake të mirëfilltë të projekteve.

Në këtë raport thuhet se hyrja në obligime kontraktuale nga komuna përtej mundësive buxhetore dhe në kundërshtim me ligjin, ndikon dhe rrezikon mbarëvajtjen dhe implementimin e projekteve sipas planifikimeve si dhe krijon kosto shtesë për komunën, duke e futur në vështirësi të thella në përmbushjen e obligimeve të krijuara./GazetaSinjali/