Emigrimi jashtë vendit tashmë është bërë pothuajse e zakonshme. Numër i madh qytetarësh, çdo ditë largohen nga vendi ynë, e kjo në të shumtën e rasteve bëhet për shkaqe ekonomike.
Një ndër ta, i cili ka zgjedhur rrugën e emigrimit, është edhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Berisha.
Vajza e tij, Vijona ka shpërndarë një dedikim prekës kushtuar babait të saj.
Ajo thotë se i ati i saj nuk luftoi për të ikur nga atdheu.
“Ju Ushtria Çlirimtare e Kosoves asnjeher nuk u vlersuat,asnjeher nuk u respektuat…, andaj nuk ju mbet asgje tjeter perveq të largoheni nga vendi juaj që dhat djersë e gjak,sot ti u detyrove ta braktisesh atdheun,mundin, folenë ,vendin dhe Familjen tende, e sot duhet t’i drejtohesh gurbetit per të mbajtur familjen me para HALLALL, faleminderit babi qe nuk na ushqeve me “haram” ashtu siq vepruan të tjeret dhe po vazhdojn ende…Babi ti nuk luftove për të ikur nga atdheu yt…!, ka shkruar ajo.