image Babë e bir vdesin brenda tri ditësh nga koronavirusi në Podujevë

Kosovë

Babë e bir vdesin brenda tri ditësh nga koronavirusi në Podujevë

news image

Sot ka vdekur nga koronavirusi, Valon Rrahimi, nga qyteti i Podujevës, tri ditë pas vdekjes së babait të tij, Isuf Rrahimi, i cili po ashtu ishte i infektuar nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, përmes një postimi në Facebook, i cili tha se i ndjeri ka qenë një djalë i urtë, punëtor e shumë i sjellshëm.

“Nuk di se si do të mbyllej dita më e trishtueshme për familjen e Valonit, mua si fqinjë e shok i tijë dhe gjithë qytetarët e Podujevës”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali/