image Baballarët e rinj në Finlandë do të paguhen për 7 muaj

Botë

Botë/ Baballarët e rinj në Finlandë do të paguhen për 7 muaj

news image

Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ka njoftuar se pushimi i paguar për baballarët e rinj do të jetë për një periudhë gati 7-mujore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Aino-Kaisa Pekonen, tha se qëllimi i “reformës rrënjësore” ishte të përmirësonte barazinë gjinore dhe të rrit nivelin e lindjes, e cila është në rënie.

Për 8 vite, numri i lindjeve në Finlandë ka rënë dukshëm, transmeton Gazeta Sinjali.

Pekonen tha se vende të tjera si Suedia dhe Islanda kishin parë rritje të nivelit të lindjeve pasi ofruan më shumë pushime për baballarët.

Ndryshe, pak ditë më parë kryeministrja Sanna Marin propozoi shkurtimin e javës së punës, vetëm katër ditë në javë dhe me një program ditor 6 orë në ditë. Derisa, e gjithë kjo do të bëhet pa ulje pagash./Gazeta Sinjali/