image Babai sulmon të bijën në Fushë-Kosovë, arrestohet

Siguri

Babai sulmon të bijën në Fushë-Kosovë, arrestohet

news image

Në mbrëmjen e së premtes te “Lagjja-28” në Fushë-Kosovë, një baba ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Motivi i sulmit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje që babë e bijë kishin mes vete.

Rastin në polici e ka raportuar viktima, ndërkohë babai i saj është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është iniciuar si “Sulm”./Gazeta Sinjali/