image Babai i bën për spital fëmijët e tij në Suharekë, arrestohet nga policia

Siguri

Babai i bën për spital fëmijët e tij në Suharekë, arrestohet nga policia

news image

Rastet kur paraqitet dhuna në familje janë në rritje e sipër dhe kjo po përbën një shqetësim te qytetarët, e sidomos te fëmijët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të martën në fshatin Nishor të Suharekës pas mesnate, ku një person është arrestuar nga policia, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij të mitur.

Gazeta Sinjali nga burimet brenda Policisë mëson se fëmijët kanë pranuar trajtimin mjekësor.

Të njëjta burime bëjnë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/