image Babai nga Shtimja në hall me djalin e tij, e denoncon për dhunë në familje

Siguri

Babai nga Shtimja në hall me djalin e tij, e denoncon për dhunë në familje

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Por në këto raste të denoncuara, shpesh herë viktima janë prindërit të cilët detyrohen të raportojnë për dhunën që përjetojnë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar mbrëmë rreth orës 20:30 në stacionin policor në Shtime, ku një burrë ka deklaruar se është në hall me djalin e tij 24-vjeçar.

Sinjali mëson se Policia me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shteti ka nxjerr aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/