Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet në lidhje me dy persona të zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, viktimat janë dy motra të mitura. Rastin e ka raportuar babai i tyre, i cili ka thënë se vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë lajmëruar se ku gjenden.
Rasti ka ndodhur në fshatin Lebanë të Prishtinës.