Një person gjatë ditës së mërkurë ka raportuar në polici për zhdukjen e djalit të tij, raporton Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, babai ka raportuar në polici se djali i tij ishte larguar nga shtëpia që tre ditë dhe familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës të së mërkurës rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.
Rasti është ende në hetime. /GazetaSinjali/